Ndërlidhjet

NATO pranoi vrasjen e civilëve afganë



Forca e NATO-s në Afganistan ka pranuar se ka vrarë pesë civilë afganë, përfshirë tre gra në juglindje të vendit në muajin shkurt.

Aleanca tha përmes një deklarate se "forcat ndërkombëtare ishin përgjegjëse për vdekjet".

NATO tha se trupat e saj kishin hyrë në një shtëpi në provincën Paktika, duke besuar se brenda gjendeshin kryengritës. Ata kishin vrarë dy burra për shkak se mbanin armë, megjithëse më vonë mësuan se nuk ishin kryengritës.
XS
SM
MD
LG