Ndërlidhjet

Pakistan: Talibanët e marrin përgjegjësinë për sulmin në Peshavar


Militantët talibanë në Pakistan e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm kundër Konsullatës së Shteteve të Bashkuara, në qytetin veriperëndimor Peshavar.

Zëdhënësi i talibanëve pakistanezë, Azam Tariq, këtë përgjegjësi e mori në një bisedë telefonike me agjencinë Rojters nga një lokacion i panjohur.

Ai i ka përshkruar Shtetet e Bashkuara si “armike” dhe tha se planifikohen edhe sulme të tjera të këtilla.

Raportohet se sulmi i personave të armatosur ishte koncentruar kundër postbllokut të sigurisë së pjesëtarëve të Pakistanit, jashtë Konsullatës.

Një zyrtar pakistanez i inteligjencës tha se tre pjesëtarë të rojeve janë vrarë, por nuk është thënë asgjë lidhur me sulmuesit.
XS
SM
MD
LG