Ndërlidhjet

Athinë: Greqia mund ta pranoj emrin Maqedonia Veriore


Greqia mund ta pranoj emrin “Maqedonia Veriore”, në mënyrë që pas 19 vjetësh të zgjidhet kontesti për emër ndërmjet Athinës e Shkupit, ka deklaruar ndihmës ministri i jashtëm grek, Dimitris Drukas.

“Emri Maqedonia Veriore është në kornizën e zgjidhjes, që e propozon Athina”, ka thënë zoti Drukas, në një intervistë, pjesë të së cilës sot i ka publikuar Ministria e jashtme e Greqisë.

Ai mëtutje ka theksuar se nëse kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, “e refuzon, atëherë atij i takon që popullit të tij t’i shpjegoj përse ia cungon perspektivën evropiane”.

Ndihmës ministri grek tha se “Greqia dëshiron zgjidhje të shpejtë” dhe shtoi se “këtë mund ta arrijmë, por Shkupi duhet të tregoj vullnet politik”.
XS
SM
MD
LG