Ndërlidhjet

Obama paraqet strategjinë për armët bërthamore



Presidenti amerikan, Barak Obama do të bëjë publike gjatë ditës strategjinë e adminisitratës së tij lidhur me armët bërthamore.

Mediat amerikane raportojnë se dokumenti që do të paraqitet thekson si qëllim të vetëm të armëve bërthamore që të pengojnë apo t’i përgjigjen një sulmi bërthamor.

Strategjia pritet që të hedhë poshtë çdo mundësi që Shtetet e Bashkuara të zhvillojnë armë bërthamore.

Strategjia për armët bërthamore i kërkohet çdo administrate amerikane nga Kongresi.
XS
SM
MD
LG