Ndërlidhjet

Karzai kërcënon t’i bashkohet talibanëve



Tensionet mes presidentit afgan, Hamid Karzai, dhe Shteteve të Bashkuara vazhdojnë. Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar pas deklaratave që besohet se Karzai i ka bërë para ligjvënësve. Karzai akuzohet se ka deklaruar që do t’i bashkohet kryengritësve talibanë nëse vazhdojnë presionet nga perëndimi.

Nga ana tjetër Krazai nuk është tërhequr nga qëndrimet e tij, ku akuzon të huajt se kanë korruptuar dhe kërcënuar punonjësit zgjedhorë, në mënyrë që të kishte keqpërdorim të votës në zgjedhjet e fundit presidenciale.
XS
SM
MD
LG