Ndërlidhjet

Sonte Barcelona - Arsenal, CSKA - Inter


Sonte zhvillohen dy takime të çerekfinales së Ligës së Kampionëve: Barcelona – Arsenal dhe CSKA – Inter.
Takimi që zgjon interesim të jashtëzakonshëm është ai ndërmjet Barcelonës dhe Arsenalit. Takimi i parë në Londër kishte përfunduar me rezultat 2 – 2. Karakteristikë e takimit të sotëm është fakti që për Barcelonën nuk do të mund të luajnë Puyol, Pique dhe Ibrahimoviq, ndërsa për Arsenalin nuk do të paraqiten Fabregas, Gallas, Van Persie dhe Arshavin.
Favorit është Barcelona të cilës i mjafton edhe barazimi 0 – 0 ose 1-1.
XS
SM
MD
LG