Ndërlidhjet

Sulm në Viti



Persona ende të panjohur deri më tash kanë sulmuar pas mesnate me një mjet shpërthyes objektin që shfrytëzohet nga Drejtorati për Arsim i Kuvendit Komunal të Vitisë. Nga shpërthimi, lëndime të lehta ka marrë një nga dy rojet që gjendeshin në objekt.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se nga shpërthimi, zjarri kishte kapluar gjithë objektin dhe sipas deklaratave të rojave që gjendeshin në objekt, përgjegjësit e këtij sulmi, kanë qenë persona të armatosur.

Objekti gjendet në oborrin e shkollës “Kuvendi i Lezhës” në Viti dhe së fundi është shndërruar në cështje të pronësisë së kontestuar midis Drejtoratit për Arsim të Kuvendit Komunal dhe Shoqatës së Gjuetarëve. Misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka marrë vendim që objekti i takon Shoqatës së Gjuetarëve, por vendimi nuk ishte zbatuar asnjëherë.
XS
SM
MD
LG