Ndërlidhjet

Ukrainë: Janukoviç një hap më larg NATO-s



Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç e ka shpërbërë trupin shtetëror, i cili u formua për të mbikqyrur hyrjen eventuale të vendit në NATO.

Kështu thuhet në dekretin presidencial të postuar në ueb-faqen e presidentit.

Hapi është në linjë me deklaratat e Janukoviçit se anëtarësimi në aleancën veriatlantike nuk është më në agjendë.

Një dekret tjetër gjithashtu e ka shpërbërë trupin e ngjashëm që mbikqyrte integrimin euroatlantik të Ukrainës.

Megjithëse dy trupat ushtronin pak ndikim në realitetin politik, hapi i Janukoviçit për t’i mbyllur do të mirëpritet në Moskë.
XS
SM
MD
LG