Ndërlidhjet

Kirgizi: Protestuesit marrin peng guvernatorin e rajonit



Protestuesit në Kirgizi raportohet se e kanë marrë peng guvernatorin e rajonit në qytetin Talas.

Agjencia Reuters transmeton një përfaqësuese të partisë opozitare Ata-Meken, të kenë thënë se “është pushtuar ndërtesa e qeverisë bashkë me guvernatorin, i cili është marrë peng”.

Shërbimi për Kirgizinë i Radios Evropa e Lirë raportoi se policia nuk ka bërë asgjë për t’i penguar protestuesit që të hyjnë dhe t'a marrin ndërtesën.

Partitë opozitare e akuzojnë qeverinë e presidentit Kurmanbek Bakiev për shtypje të mediave të pavarura dhe nxitje të korrupcionit.
XS
SM
MD
LG