Ndërlidhjet

NATO: Karzai mos minojë aleancën



NATO-ja e paralajmëroi presidentin afgan Hamid Karzai të mos minojë mbështetjen e opinionit për përpjekjet e aleancës në Afganistan.

Zëdhënësi i NATO-s, Xhejms Apathurai, tha se bashkësia ndërkombëtare dhe NATO-ja po bëjnë “përpjekje dhe sakrifica enorme” për të mbështetur popullin afgan kundër terrorizmit.

“Ne shpresojmë dhe presim që kjo të pranohet nga populli afgan, përfshirë nivelet më të larta”, tha Apathurai.

Deklarata vjen pas komenteve të Karzait se Shtetet e Bashkuara po ndërhyjnë në çështjet afgane, dhe se rezistenca e talibanëve mund të bëhet legjitime nëse SHBA vazhdojnë me sjelljen e tillë.
XS
SM
MD
LG