Ndërlidhjet

Bagdad: 35 të vdekur në shpërthimet



Zyrtarët e Irakut thanë se sulmet e bashkërenduara me bomba në kryeqytetin e Irakut kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 35 njerëzve dhe kanë shkatërruar disa ndërtesa.

Raportohet se dhjetëra njerëz janë plagosur dhe ndodhen nën rrënoja.

Zyrtarët thanë se shtatë bomba shpërthyen në qytet.

Shpërthimet në kryeqytetin irakian vijnë dy ditë pas sulmeve të bashkërenduara vetëvrasëse, si pasojë e të cilave u vranë mbi 40 dhe u plagosën rreth 200 vetë.

Autoritetet kanë paralajmëruar nga përshkallëzimi i mundshëm i dhunës për shkak të tensioneve të ngritura pas zgjedhjeve të 7 marsit, të cilat nuk nxorrën fitues të qartë.
XS
SM
MD
LG