Ndërlidhjet

Kirgizi:Policia shpërndau protestuesit



Në qytetin veriperëndimor Talas në Kirgizi, policia speciale ka përdorur gaz lotsjellës për të hyrë në ndërtesën e qeverisë, e cila u pushtua nga kryengritësit, dhe e shpërndau turrëm prej afro 3 mijë demonstrantëve.

Në ndërtesë protestuesit e mbanin peng edhe guvernatorin e rajonit.

Ministri i Brendshëm, Moldomusa Kongatiev tha se guvernatori është liruar.

Ai poashtu tha se disa policë ishin lënduar gjatë operacionit.

Opozita e akuzon qeverinë e presidentit Kurmanbek Bakiev për shtypje të mediave dhe nxitje korrupcioni.
XS
SM
MD
LG