Ndërlidhjet

Gejts: Plani i ri mbrojtës i redukton rreziqet bërthamore



Shtetet e Bashkuara sot e shpallën politikën e re mbrojtëse bërthamore.

Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts e përshkroi politikën e re në Pentagon, bashkë me Sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton, Admiralin Majk Mullen dhe Sekretarin për Energji, Stiven Çu.

Gejts tha se Rishikimi i Sjelljes Bërthamore parashikon një plan për implementimin e agjendës së presidentit Obama për reduktimin e rreziqeve bërthamore ndaj Shteteve të Bashkuara.

“Ky rishikim e përshkruan mënyrën si SHBA do ta reduktojnë rolin e armëve bërthamore me qëllimin afatgjatë për një botë pa armë bërthamore”, tha Gejts.

Sekretarja Klinton tha se dokumenti është gurthemel në transformimin e forcave amerikane.

“Ne po i ripërshtatim prioritetet tona për të parandaluar përhapjen e armëve bërthamore dhe terrorizmin”, tha Klinton.

Shefi i Shtabit të përgjithshëm, admirali Mullen tha se “rishikimi i planeve e forcon komandën dhe kontrolin në SHBA, dhe sugjeron dialog për të përmirësuar transparencën me Rusinë dhe Kinën”.
XS
SM
MD
LG