Ndërlidhjet

Kirgizi: Televizionet nuk punojnë pas depërtimit të protestuesve


Asnjë stacion televiziv në Kirgizi nuk transmeton program pasi turma e zemëruar sot ka depërtuar në selinë e ndërtesës së Televizonit shtetëror, gjatë protestave anti qeveritare, që u shndërruan në të dhunshme.

Presidenti i Kirgizisë, Kurmanbek Bakijev, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytetin Bishkek dhe në tri territore të tjera, pas raporteve se nga të shtënat me armë zjarri, ndërmjet policisë dhe personave të paidentifikuar në mesin e protestuesve, janë vrarë pesë vetë.
XS
SM
MD
LG