Ndërlidhjet

Gjermani: Mirëpritet strategjia e re atomike e SHBA-ve


Minsitri i jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, e ka mirëpritur strategjinë e re bërthamore të Shteteve të Bashkuara:

- Shumë e mirëpres strategjinë e re atomike të Shteteve të Bashkuara, që është prezentuar dje. Ajo që kanë vendosur të bëjnë Shtetet e Bashkuara, është progres i veçantë. Është një hap i madh drejt çarmatimit dhe kontrollit të armëve dhe kjo është arsyeja përse qeveria e Gjermanisë e mbështet politikën e paraqitur nga presidenti Obama, tha sot ministri Westerwelle në një konferencë për shtyp në Berlin.
XS
SM
MD
LG