Ndërlidhjet

OKB, BE: Kërkohet përmbajtje e palëve në Kirgizi


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, është shprehur i shokuar për humbjen e jetëve të njerëzve në Kirgizi, pas dhunës vdekjeprurëse ndërmjet policisë dhe protestuesve antiqeveritarë.

Ban Ki-mun, që aktualisht ka udhëtuar në rajon, ka kërkuar dialog dhe qetësi për evitimin e gjakderdhjes së mëtejshme.

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Katherin Eshton, poashtu sot, ka shprehur shqetësim për dhunën në Krigizi dhe i ka ftuar palët që të tregojnë përmbajtje.
XS
SM
MD
LG