Ndërlidhjet

Komuniteti ndërkombëtar kërkon qetësi dhe përmbajtje në Kirgizi


Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Kombet e Bashkuara, BE-në dhe Kinën, kanë kërkuar nga palët në Kirgizi, që të tregojnë qetësi dhe përmbajtje.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, është shprehur i shokuar për humbjen e jetëve të njerëzve në Kirgizi, pas dhunës vdekjeprurëse ndërmjet policisë dhe protestuesve anti qeveritarë.

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Katherin Eshton, poashtu ka shprehur shqetësim për dhunën në Krigizi dhe i ka ftuar palët që të tregojnë përmbajtje.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Filip Krouvli, tha se operacionet amerikane në bazën ushtarake në qytetin Manas të Kirgizisë, nëpërmet të së cilës mbështeten operacionet në Afganistan, duket se po “funksionon normalisht”.
XS
SM
MD
LG