Ndërlidhjet

SHBA: Udhëtari në arrest, pas incidentin në aeroplanin amerikan


Administrata e sigurisë së transportit të Shteteve të Bashkuara, thotë se një udhëtar është arrestuar, pasi kishte shkaktuar shqetësim në aeroplanin amerikan të udhëtarëve nga Uashingtoni për në Denver.

Megjithatë, zyrtarët thonë se incidenti nuk duket se ishte kërcënim serioz i sigurisë.

Ata theksuan se i dyshuari, që është përshkruar si diplomat nga Katari, mbase ka provuar të pijë duhan në toaletin e aeroplanit, duke i ngritur shqetësimet se ai po përpiqej ta aktivizonte bombën në këpucën e tij.

Raportohet se në aeroplan nuk është gjetur eksploziv.

Aeroplani me 157 udhëtarë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, në mënyrë të sigurt ateroi në Denver.

Raportet thonë se agjenti amerikan ajror në aeroplan qartaz e kishte qetësuar të dyshuarin.

Zyrtarët thanë se shqetësimet çuan në situatën që aeroplani i udhëtarëve ishte përcjellë nga aeroplani luftarak amerikan, F-16.
XS
SM
MD
LG