Ndërlidhjet

Australi: Interpoli e kërkon kapiten Draganin


Interpoli sot ka alarmuar për serbin e akuzuar për krime të luftës, Dragan Vasilkoviq, i cili është zhdukur në Australi.

Interpoli ka bërë thirrje për informata, derisa policia në Australi, po e kërkon zotin Vasilkoviq, i njohur si kapiten Dragani, i cili u zhduk pasi Gjykata e Lartë në Australi, javën e kaluar, e lejoi dorëzimin e tij në Kroaci.

Kroacia e akuzon Dragan Vasilkoviqin, profesionist i golfit i lindur në Beograd, i njohur edhe me emrin Daniel Sneden, për involvim në vrasje dhe torturë gjatë luftës për pavarësi nga ish Jugosllavia, në periudhën 1991-95.
XS
SM
MD
LG