Ndërlidhjet

Kirgizi: Fluturimet nga baza ushtarake Manas janë pezulluar


Forca ndërkombëtare e sigurisë e udhëhequr nga NATO-ja në Afganistan, tha se fluturimet mbështetëse për operacionet e aleancës në Afganistan, nga baza ajrore ushtarake Manas në Kirgizi, janë pezulluar përkohësisht, pas trazirave të dhunshme politike në kryeqytetin Bishkek.

Por, zëdhënësi i forcës ndërkombëtare në Afganistan, Tad Sholtis, thotë se ky pezullim nuk ka ndonjë ndikim të rëndësishëm në operacione ose në mbështetjen logjistike në Afganistan.

Shtetet e Bashkuara e shfrytëzojnë bazën ajrore ushtarake në Manas, si qendrën kryesore rajonale për mbështetje logjistike për operacionet e NATO-s në Afganistan.

Zëdhënësi Sholtis tha se disa aeroplana në Manas janë vendosur në lokacione të tjera, ndërsa fluturimet ndërmjet Manasit e Afganistanit, janë “pezulluar përkohësisht”.
XS
SM
MD
LG