Ndërlidhjet

Kirgizi: Nuk planifikohen bisedime me presidentin e përmbysur


Liderja e re e qeverisë së vetëshpallur të Kirgizisë, Rosa Otunbaeva, tha se nuk ka plane për bisedime me presidentin e përmbysur.

Ajo ka këmbëngulur se presidenti Kurmanbek Bakijev, që ishte përmbysur gjatë trazirave politike të kësaj jave, duhet të paraqes dorëheqje.

Zoti Bakijev, që është larguar nga kryeqyteti Bishkek në jug të këtij vendi, tha se është i gatshëm për bisedime me kundërshtarët e tij, por ka theksuar se nuk do të tërhiqet nga posti i tij.

Një delegacion i udhëhequr nga zëvendës shefi i qeverisë së përkohshme të Kirgizisë, ka udhëtuar për në Moskë, për të kërkuar ndihmë ekonomike.

Amabasada e Shteteve të Bashkuara në Bishkek, sot i ka mbyllur dyert për publikun dhe ka kërkuar qetësi.

Raportohet se sot në Bishkek është qetë, derisa në Kirgizi po mbahen dy ditë zie, për 75 njerëzit e vrarë gjatë trazirave politike.
XS
SM
MD
LG