Ndërlidhjet

Fuqitë botërore pajtohen për më tepër bisedime për Iranin


Përfaqësuesit e gjashtë fuqive perëndimore janë pajtuar që përsëri të takohen javën e ardhshme, për të diskutuar për sanksionet e reja eventuale të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit, lidhur me programin e tij bërthamor.

Të dërguarit e Rusisë, Britanisë, Kinës, Francës dhe Shteteve të Bashkuara, vende këto anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me të drejtë të vetos, dhe Gjermania, u takuan mbrëmë në Nju Jork, për të diskutuar lidhur me rundin e mundshëm të katërt të sanksioneve kundër Iranit, për shkak se ky vend ka dështuar ta ndalë procesin e pasurimit të uraniumit.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë shqetësime se Teherani synon prodhimin e armatimit bërthamor.

Amasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitalij Çurkin, tha se në takim është diskutuar për “propozime konstruktive”, për mbylljen e kontestit me Iranin.

Ai i është bashkuar ambasadorit kinez në OKB, Li Baodong, duke thënë se gjashtë fuqitë ende preferojnë arritjen e zgjidhjes diplomatike me Iranin.
XS
SM
MD
LG