Ndërlidhjet

SHBA: Presidenti Obama ofroi mbështetje për Karzain


Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka përshkruar presidentin e Afganistanit si “partner kritik” në luftën kundër al-Kaidës.

Zoti Obama i tha rrjetit televiziv ABC, se Hamid Karzai, ende ballafaqohet me “sfida” në çështjet e politikës së brendshme.

Komentet e tij u bën pasi Karzai aktualisht e ka zemëruar Uashingtonin duke i akuzuar ndërkombëtarët për ndërhyrje në çështjet e Afganistanit.

Xhejms Xhons, kshilltar për siguri kombëtare i presidentit Obama, u tha sot reporterëve se Shtetet e Bashkuara presin që zoti Karzai të takohet me presidentin amerikan, në Uashington, muajin e ardhshëm, ashtu siç është palnifikuar.
XS
SM
MD
LG