Ndërlidhjet

Kirgizi: Liderja e përkohshme i ofron siguri presidentit


Udhëheqësja e qeverisë së përkohshme të vetëshpallur të Kirgizisë, Rosa Otunbaeva, sot i ka ofruar kalim të sigurt jashtë vendit, presidentit të përmbysur, Kurmanbek Bakijev, me kusht që ai të paraqes dorëheqje.

Duke folur para gazetarëve në kryeqytetin Bishkek, Rosa Otunbaeva, tha se qeveria e saj “do të garantoj sigurinë e tij personale, vetëm nëse ai paraqet dorëheqje”.

Ajo theksoi se qeveria e përkohshme e ka filluar hetimin lidhur me rolin e forcave të sigurisë gjatë trazirave të kësaj jave.

Presidenti i përmbysur, Kurmanbek Bakijev, që aktualisht ndodhet në qytetin jugor, Osh, ka thënë se ai nuk u ka dhënë urdhër forcave të sigurisë për të hapur zjarr kundër protestuesve në Bishkek, me ç’rast janë vrarë së paku 75 vetë.
XS
SM
MD
LG