Ndërlidhjet

Hapen qendrat e votimit në Istog


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në orën 7:00 të mëngjesit janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Istogut.
Shefi i Komisionit Zgjedhor komunal Bashkim Ademaj, tha se gjithçka është duke shkuar në rregull, pos një qendre të votimit që nuk është hapur në fshatin Osojan, vendbanim i banuar me serbë.
Ademaj ka thënë gjithashtu se se tashmë është regjistruar fluksi i qytetarëve që po votojnë.
Zgjedhjet në komunën e Istogut mbahen pas vdekjes së kryetarit Fadil Ferati. Të drejtë vote kanë 39. 307 qytetarë.
Procesi i votimit po përcillet nga 589 vëzhgues.
Kandidatët që garojnë për të parin e komunës së Istogut janë – Shasivar Haxhijaj (PDK), Haki Rugova (LDK), Muhamet Shatri (AAK), Ismet Mulaj (AKR) dhe Rifat Osmani (LDD).
XS
SM
MD
LG