Ndërlidhjet

Klinton bisedon me Otunbajevën


Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, ka biseduar përmes telefonit me kryetaren e qeverisë së përkohshme të Kirgizisë Roza Otunbajeva, ka bërë të ditur Stejt Departamenti.
Hilari Klinton ka biseduar me Otunbajevën “në mbështetje të përpjekjeve të administratës së Kirgizisë për të zgjidhur problemet aktuale politike në këtë vend”, ka deklaruar zëdhënësi i Stejt Departamentit Filip Krauli.
Presidenti i Kirgizisë, Kurmanbek Bakijev, është përmbysur nga pushteti të mërkurën pas protestave të opozitës dhe konflikteve me policinë. Në këtë traziar kishin vdekur 79 veta. Bakijev aktualisht gjendet në jug të vendit dhe refuzon të japë dorëheqje.
Pas trazirave opozita ka marrë pushtetin dhe ka formuar qeverinë kalimtare deri në zgjedhje që planifikohet të mbahen brenda 6 muajve.
XS
SM
MD
LG