Ndërlidhjet

Hungari: Fituese e zgjedhjeve partia e qendrës së djathtë


Partia e qendrës së djathtë, Fidesh, i ka fituar zgjedhjet parlamentare në Hungari, me 52% të votave.

Viktor Orban, lider i kësaj partie dhe kryeministri i ardhshëm i Hungarisë, tha se shtetasit e këtij vendi votuan për “disfatën e të pashpresëve”.

Socialistët në qeveri, janë plasuar në vendin e dytë me 19% të votave.

Partia e së djathtës ekstreme, Jobik, përfundoi e treta me afro 16% të votave. Kjo parti, gjatë fushatës parazgjedhore, ka luajtur në letrën e nacionalizmit në rritje dhe të ripërtritjes së anti-semitizmit dhe ndjenjave kundër romëve.
XS
SM
MD
LG