Ndërlidhjet

Poloni: Varrimi i presidentit bëhet të shtunën


Mediat e Polonisë raportojnë se presidenti Leh Kaçinski, që e ka humbur jetën nga përplasja e aeroplanit këtë fundjavë në Rusi, pritet të varroset këtë të shtunë.

I ndjeri Kaçinski, ishte në mesin e 96 vetëve, që e humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit në Smolensk, në pjesën perëndimore të Rusisë.

Poashtu, jetën e humbi edhe bashkëshortja e tij dhe disa zyrtarë të lartë politikë dhe ushtarakë polakë.

Zyrtarët thonë se arkivoli i mbyllur i presidentit të ndjerë, do të ekspozohet për publikun, në mënyrë që qytetarët të mund e shprehin respektin e tyre.
XS
SM
MD
LG