Ndërlidhjet

Tonek: Mali i Zi, kandidat për BE, kah fundi i vitit


Raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, Çarls Tonek, ka deklaruar se ekziston mundësia, që Mali i Zi të bëhet kandidat për pranim në BE, deri në fund të këtij viti, apo në fillim të vitit të ardhshëm.

Ai i deklaroi gazetës Dan se “nuk e përjashton mundësinë”, që Mali i Zi, këtë vit, ta fitoj statusin e kandidatit.

“Pres raport të kënaqshëm të Komisionit Evropian, e i këtillë do të jetë raporti im, nëse informatat që i kam jan të sakta”, tha zoti Tonek dhe shtoi se, ndonjëherë mund të ketë edhe shtyrje, prandaj “fitimi i statusit të kandidatit mund të ndodhë edhe në fillim të vitit 2011”.

Më 15 dhjetor të vitit 2008, Mali i Zi ka kërkuar statusin e kandidatit për pranim në BE, ndërsa në korrik të vitit 2009, e ka marrë pyetësorin e Komisionit Evropian, me 2178 pyetje.
XS
SM
MD
LG