Ndërlidhjet

Kushner e Fratini mbështesin Ballkanin drejt BE-së



Franca dhe Italia kanë përsëritur mbështetjen e tyre që vendet e Ballkanit të hyjnë në Bashkimin Evropian, si rruga e vetme që shtyn përpara paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në një artikull të përbashkët, botuar në të përditshmen Le Monde, ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kushner dhe homologu i tij italian, Franko Fratini, kërkojnë që vendeve të Ballkanit t’iu mundësohet lëvizja e lirë pa viza në hapësirën Shëngen.

“Ky vit mund të jetë një vit vendimtar për Balkanin nëse ne dimë si t’i japim shtysë përparimit dhe mënjanimit të rreziqeve që na presin si pasojë e indiferentizmit dhe neglizhencës”, shkruajnë Kushner e Fratini.

“Ballkani duhet të mësojë ta kthejë faqen e dhimbshme të së shkuarës për hir të së ardhmes evropiane”, theksojnë shefat e diplomacive franceze e italiane.
XS
SM
MD
LG