Ndërlidhjet

Futbolli italian, skandali vazhdon



Skandali i shitjes së ndeshjeve në kampionatin italian të futbollit ka dalë sërish në sipërfaqje, derisa po zhvillohet gjykimi i drejtuesit të Juventusit, Luçiano Moggi.

Ky i fundit ka kërkuar të sillen në gjykatë edhe inçizimet e 75 kasetave të tjera. Kasetat, përmbajtja e të cilave u botua gjatë fundjavës në mediat italiane, lidhin me skandalin edhe klube të tjera, mes të cilave edhe Interin.
XS
SM
MD
LG