Ndërlidhjet

Kinë: 400 të vdekur nga tërmeti



Autoritetet kineze njoftojnë se nga një tërmet i fuqishëm në veriperëndim të Kinës vdiqën 400 persona, shumë janë ende nën rrënoja. Në mesin e viktimave janë një numër i konsiderueshëm fëmijësh, të cilët ishin në shkollë në momentin e tërmetit.

Njoftohet për mbi 8000 të plagosur dhe shumë shtëpi të shkatërruara. Punonjësit e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin njerëzit nga rrënojat me duar në mungesë të mjeteve të nevojshme.

Përpjekjet për shpëtim po pengohen nga mungesa e lidhjeve telefonike, të cilat janë dëmtuar rëndë si pasojë e tërmetit.

Tërmeti ishte i një fuqie prej 6.9 ballësh, sipas shkallës Rihter.
XS
SM
MD
LG