Ndërlidhjet

NYT: “Obama vë firmën e tij në politikën e jashtme”


Presidenti Barak Obama
Presidenti Barak Obama
“New York Times”


Kur presidenti Barak Obama mori postin, vitin e kaluar, ai u tha këshilltarëve të tij të politikave të jashtme se i duhet të përballet me dy çështje - e para, çështja e trashëguar nga paraardhësi i tij, si Iraku, Afganistani dhe imazhi i Amerikës në botë; e dyta, cila do të jetë agjenda e tij personale për të ardhmen.

Pas 15 muajsh, tashmë Obama ka ecur agresivisht para drejt vizionit të tij të politikës së jashtme dhe në përcaktimin më të qartë të vetes në skenën botërore.

Konferenca e Sigurisë Bërthamore, me pjesëmarrjen e 47 kombeve, që përfundoi të martën, përfaqësoi një shans për të shpallur udhëheqje pozitive, sesa thjesht për të treguar që ai nuk është si Xhorxh Bush.

“Tani ai ka nisur të kthehet në rendin e ditës”, thotë Nanci Soderberg, një ish-diplomat amerikan.

Trashëgimia e tij në politikat e brendshme, me gjasë, do të jetë kujdesi shëndetësor. Por, trashëgimia në politikat e jashtme duket se është agjenda e moszgjerimit të armëve bërthamore.

Samiti bërthamor erdhi pas disa javësh, për një qasje më të sigurt për çështjet ndërkombëtare, ndërsa Obama kërkon të tregojë forcë përballë supozimeve që vijnë nga jashtë, që ai mund të jetë i dobët.

Ai refuzoi t’u përgjigjet kërkesave të Rusisë për kufizimin e mbrojtjes nga raketat dhe shkoi më larg me një marrëveshje për kontrollin e armëve, që hedh bazat për një marrëdhënie më të mirë.

Dhe, tashmë, ai përballet me një provë kritike, nëse mund të krijojë një koalicion për vendosjen e sanksioneve Iranit.

Obama, ditët e fundit, hodhi poshtë konfliktet me presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai. Por, gjatë konferencës përmbyllëse të samitit bërthamor, ai dukej se po sinjalizonte një vendosmëri të re, në rivendosjen e vetes mes mosmarrëveshjeve Izrael- Palestinë.

Duke e përshkruar konfliktin në terma afatgjatë si një kërcënim për sigurinë amerikane, ai, në mënyrë efektive, po përqas argumentin e gjeneralit Dejvid Petraus, i cili paralajmëroi se trazirat në rajon krijojnë ambient të rrezikshëm për trupat amerikane, të vendosura në Irak.

Për pjesën më të madhe të presidentëve të rinj, politikat e jashtme janë mësim nga përvoja dhe marrin muaj, nëse jo vite, për t’u ndjerë mirë në rolin e udhëheqësit botëror.

Këshilltarët thonë se Obama, ashtu si paraardhësit e tij, ka krijuar më shumë besim kohë pas kohe në menaxhimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Por, ai ka marrë edhe mësimin e madh gjatë kësaj rruge në lidhje me kufizimin e kompetencave të tij bindëse. Ai ka pranuar se ka nënçmuar për shembull se sa e vështirë është t’i bësh bashkë Izraelin dhe Palestinën.

Nëse ka një doktrinë në zhvillim nga ana e Obamës, është njëra, më shumë real-politike sesa ajo e pararendësit të tij, e fokusuar në marrëdhëniet tradicionale të fuqisë së madhe dhe në moskushtimin e vëmendjes ndaj çështjeve të tilla, si të drejtat e njeriut dhe demokracia, që konsiderohet shqetësim i dytë.

Ai ka gjeneruar dëshirë shumë herë më të mirë rreth botës, pas vitesh tensioni në kohën e Bushit, dhe tashmë Obama nuk duket se ka lidhje të forta miqësie me shumë udhëheqës botërorë.

“Çdo njeri e ndan diferencën mes idealizmit dhe realizmit”, thotë Rahm Emanuel, shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë.

“Nëse ju doni ta kategorizoni, ai është ndoshta më shumë real-politik, si Bushi i parë”, thotë Emanuel.

Ai shton më tej se “ai e di që raportet personale janë të rëndësishme, por ju duhet të jeni gjakftohtë rreth interesave vetjake të kombit tuaj.”

Stefën Rademejkër, një ish-zyrtar i administratës së Bushit, tha se çështjet e të drejtave të njeriut nuk janë të qarta në politikën e tij të jashtme dhe çështjet e promovimit të demokracisë kanë qenë sipërfaqësore.

Në të vërtetë, në takime dytësore, Obama është takuar me udhëheqës që aspirojnë varfëri në të drejtat e njeriut, si presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbajev.

Obama nënshkroi një marrëveshje me Nazarbajevin, për të dërguar furnizime nga Afganistani mbi Kazakistanin, pa ndonjë kritikë reale publike nga vendi.

Gjatë takimit privat mes tyre, ai i tha Nazarbajevit “që ne gjithashtu po punojmë për të përmirësuar demokracinë tonë”.

Por, më vonë u tha se në takimin privat, pas dyerve të mbyllura, Obama dhe Nazarbajevi kanë shpenzuar kohë duke folur rreth demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Xhenifer Uindsor, drejtori ekzekutiv i “Freedom House”, që e ka renditur Kazakistanin si vend “jo të lirë”, thotë se beson që Obama po angazhohet për të promovuar demokracinë, duke përmendur një takim të fundit me avokatët e demokracisë.

“Retorika po shkon në drejtimin e duhur”, thotë ajo, “por, në të vërtetë, nuk po përkthehet më tej siç po e shohim në politikat koherente në disa nga vendet më problematike në botë”.

Specialistë të tjerë të politikave të jashtme thonë se thjesht reflekton një këndvështrim më pragmatik në botë.

Pritjet se vendet e tjera mund t’u binden dëshirave të Obamës, sepse ai është më popullor se pararendësit e tij, janë të gabuara.
“Si gjithë vendet e tjera, ato kanë interesat e tyre”, thotë përfaqësuesi i demokratëve në Uashington, Adam Smith.

Ata nuk ngrihen nga krevati në mëngjes, duke thënë: “Si mund t’ia bëjmë jetën më të mirë Amerikës?”

Me çështjen e kujdesit shëndetësor, pas tij, Obama ka një shans për t’u fokusuar në përkthimin në realitet të vizionit të tij të politikës së jashtme.

“Të dyja e forcojnë dhe e çlirojnë atë, kështu që ai mund të merret me gjera të tjera të trazuara në varkën e tij”, thotë Riçard Has, një ish zyrtar i Departamentit të Shtetit në kohën e Bushit, që tashmë drejton Këshillin e Marrëdhënieve me Jashtë.

Marrëveshja me Rusinë, takimi bërthamor dhe iniciativat e tjera, shton ai, janë fillimi i progresit të Obamës.

“Këto nuk janë zhvillime transformuese”, thotë ai, “por në politikën e jashtme është e rëndësishme ta mbash topin në lëvizje në drejtimin e duhur dhe kjo është ajo që po ndodh”. (a.ç.)
XS
SM
MD
LG