Ndërlidhjet

Pilotët e dinin se do të rrëzohen afër Smolenskut


Kutitë e zeza nga aeroplani i presidentit të Polonisë, Leh Kazçinski, i cili e humbi jetën të shtunën afër Smolenskut në Rusi, kanë treguar se pilotët e shihnin se aeroplani po rrëzohet, kurse përfundimi i komunikimit ka qenë dramatik, tha Zbignjev Zhepa, prokuror i ushtrisë polake, i cili po merr pjesë me eksperët rusë në hetimet për aksidentin.

Zhepa i mohoi njoftimet se pilotët janë përpjekur katër herë të aterojnë.

“Kishte vetëm një aterim, dhe nga fillimi tragjik”, tha Zhepa për të përditshmen polake “Gazeta Vyborça”, por nuk ka komentuar nëse edhe udhëtarët e kanë ditur se aeroplani do të rrëzohet në tokë.

Ai ka shtuar se kur të sinkronizohet biseda në kabinën e pilotëve me vetë fluturimin, atëherë do të bëhet e qartë 100 përqind nëse kanë biseduar vetëm pilotët, apo aty ka qenë edhe dikush tjetër.
XS
SM
MD
LG