Ndërlidhjet

Fuqitë e mëdha i diskutuan sanksionet ndaj Iranit


Fuqitë e mëdha u takuan në Nju Jork për t’i diskutuar sanksionet e reja kundër Iranit lidhur me programin bërthamor të tij.

Ambasadori francez Zherar Arod tha se pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit plus Gjermania po “ecin përpara” rreth draft rezolutës amerikane për raundin e katërt të sanksioneve.

Ambasadorët e Kinës dhe Rusisë, vende që nuk janë ithtare të mëdha të sanksioneve, ishin më pak të kënaqur kur ambasadori francez i quajti bisedimet konstruktive.

Drafti parasheh kufizime të reja për bankat iraniane, embargo të plotë të armëve, masa më të ashpra kundër transporteve iraniane, hapa kundër pjesëtarëve të Gardës Revolucionare të Iranit dhe ndalesa për investime të reja në sektorin e energjisë në Iran.

Në samitin bërthamor në fillim të javës, presidenti Barak Obama tha se Uashingtoni është për sanksione të fuqishme që do të kishin pasoja.
XS
SM
MD
LG