Ndërlidhjet

Obama: Kina duhet të veprojë, jo të presë



Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se bota nuk mund ta presë Kinën që të angazhohet për të luftuar ngrohjen globale.

Gjatë një interviste për televizionin australian, Obama theksoi se tendenca e Pekinit për momentin është që të lerë vendet e zhvilluara të merren me këtë problem. Ai shtoi se e kemi bërë të qartë se “nuk mund ta lejojmë Kinën që të presë”.

Obama do të zhvillojë një turne në Azi muajin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG