Ndërlidhjet

Kirgizi: Autoritetet e përkohshme shpallen legjitime


Autoritetet e përkohshme të Kirgizisë janë shpallur legjitime dhe shpresojnë për përfundim të konfliktit, pas largimit dhe dorëheqjes së presidentit Kurmanbek Bakiev.

Ky i fundit të enjten fluturoi në Kazakistanin fqinj, dhe zyrtarët thanë se nënshkroi një letër dorëheqjeje.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se presidentët amerikanë, rusë dhe kazakë, Obama, Medvedev dhe Nazarbajev, e kishin diskutuar largimin e Bakievit gjatë samitit bërthamor në Uashington.
XS
SM
MD
LG