Ndërlidhjet

Pakistan: Shpërthim në spital, katër të vdekur



Policia tha se të paktën katër vetë kanë vdekur kur një sulmues e hodhi veten në erë në një spital në qytetin pakistanerz Kueta.

Më shumë se dhjetë njerëz janë plagosur.

Sulmi ndodhi në kohën kur disa shiitë kishin ardhur në spital për të marrë një njeri, i cili sot ishte qëlluar për vdekje.

Nuk është e qartë se kush qëndron prapa sulmit, por policia dyshon në dhunën sektare.
XS
SM
MD
LG