Ndërlidhjet

SHBA thonë se mbështesin demokracinë në Kirgizi



Shtetet e Bashkuara thanë se do të punojnë me udhëheqjen e Kirgizisë për të zhvilluar demokracinë pas kritikave se kanë mbështetur presidentin e përmbysur Kurmanbek Bakiev.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Krouli, tha se “SHBA mbeten të përkushtuara ndaj pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kirgizisë, dhe për të ndihmuar njerëzit e guximshëm kirgizë për t’i arritur aspiratat e tyre për zhvillimin e demokracisë paqësore dhe prosperuese ekonomike”.

Kundërshtarët e Bakievit kanë kritikuar mbështetjen e Uashingtonit ndaj liderit të përmbysur, duke e akuzuar se i mospërfillte abuzimet e të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG