Ndërlidhjet

Vazhdon kaosi ajror në Evropë



Hapësira ajrore nga Britania deri në vendet Baltike, si dhe në jug deri në Rumani është mbyllur plotësisht ose pjesërisht, mijëra fluturime janë anuluar kurse bota sheh e shqetësuar përhapjen e hirit vullkanik nga Islanda.

Zyrtarët paralajmëruan se çrregullimet nga reja e madhe e hirit vullkanik pritet të zgjatin edhe sot, ndërsa operimet normale të aeroplanëve mund të vazhdojnë pas disa ditëve.

Ndërkohë, mijëra udhëtarë kanë mbetur nëpër aeroporte dhe presin të arrijnë në destinacionet e tyre.

Zyrtarët e kontrollit të trafikut ajror thanë se rreth 16 mijë fluturime në hapësirën ajrore evropiane, apo dy të tretat e fluturimeve në Evropë, u anuluan dje për shkak të hirit që vazhdon të dalë nga vullkani në Islandë.
XS
SM
MD
LG