Ndërlidhjet

Poloni: Sirenat dhe këmbanat përkujtojnë tragjedinë



Sirenat dhe këmbanat e kishave në mbarë Poloninë sot në 8:56 sipas kohës lokale e përkujtuan momentin e para një jave të rrëzimit të aeroplanit në Rusi, ku e humbën jetën presidenti polak dhe 95 të tjerë.

Automjetet në rrugët e Varshavës u ndaluan, ndërsa këmbësorët qëndruan të heshtur.

Qindra mijë polakë pritet të marrin pjesë në shërbimin përkujtimor në sheshin kryesor të Varshavës për të nderuar presidentin Leh Kaçinski, gruan e tij Maria, dhe shumë figura të njohura që vdiqën në rrëzimin e aeroplanit afër Smolenskut, ku ishin nisur për t’i nderuar viktimat e masakrës së polakëve në Luftën e Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG