Ndërlidhjet

Varshavë: Mijëra vetë përkujtojnë presidentin e ndjerë



Dhjetëra mijë njerëz vërshuan në qendër të Varshavës në shërbesën publike përkujtimore për presidentin e ndjerë Leh Kazçinski, gruan e tij Maria dhe 94 të tjerët që e humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit në Rusinë lindore një javë më parë.

Para tubimit në sheshin Pilsudski, me sirena dhe këmbana në orën 8:56 sipas kohës lokale u përkujtua momenti i të rrëzimit të aeroplanit në Smolensk.

Përkundër problemeve me trafikun ajror, zyrtarët thanë se ende askush nuk e ka anuluar pjesëmarjen, ndërsa disa udhëheqës shtetesh janë zotuar se në varrim do të udhëtojnë me makina.
XS
SM
MD
LG