Ndërlidhjet

Maltë: Papa u takua me viktimat e abuzimeve seksuale


Papa Benedikti i 16-të sot e ka mbajtur një takim me viktimat e abuzimeve seksuale nga priftërinjtë, derisa zgjerimi i skandalit po vazhdon ta godasë Kishën Katolike.

Zëdhënësi i Vatikanit, Federiko Lombardi, tha se Papa “ishte thellë i prekur nga tregimet dhe ka shprehur keqardhje”, duke premtuar “hetimin e akuzave, në mëynrë që ata që janë përgjegjës për abuzime të sillen para drejtësisë dhe duke implementuar masa efektive për t’i mbrojtur të rinjtë në atë ardhmen”.

Ky takim u bë derisa Papa, 83 vjeçar, po e viziton Maltën, që është një vend me ndjenja të fuqishme katolike.

Me të arritur në këtë vend, Papa tha se Kisha Katolike është lënduar nga mëkatet.
XS
SM
MD
LG