Ndërlidhjet

Defekte në aeroplanët luftarakë F-16



Disa aeroplanë luftarakë të NATO-s, F-16 kishin defekte në motor pas fluturimit nëpër renë e hirit vullkanik, e cili e mbuloi pjesën më të madhe të Evropës, u bë e ditur në Bruksel.

Diplomati i paemëruar perëndimor nuk dha detaje tjera për fluturimet ushtarake, por tha se brenda motorëve të aeroplanëve janë gjetur grimca të ngjashme me qelqin.

Javën e kaluar, dy aeroplanë finlandezë F-18 u dëmtuan pas fuluturimit nëpër renë e hirit vullkanik. Të dy aeroplanët u ulën sigurtë, por motorët e tyre do të duhet të riparohen.
XS
SM
MD
LG