Ndërlidhjet

SHBA: Diplomati sirian u ftua lidhur me raketat Skud


Një diplomat i lartë i Sirisë në Uashington, është ftuar në Departamentin amerikan të shtetit, për rishikim të “sjelljes provokuese”, lidhur me transferin potencial të raketave Scud te Hezbollahu në Liban.

Departamenti i shtetit tha se kjo ishte hera e katërt gjatë muajve të fundit, që Uashingtoni e ka ngritur këtë çështje me Ambasadën e Sirisë.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë konfirmuar nëse kanë informata aktuale për këtë transfer të armatimit.

Presidenti i Izraelit, Shimon Peres, e ka akuzuar Sirinë se po e furnizon Hezbollahun me raketa Skud.
XS
SM
MD
LG