Ndërlidhjet

Irak: Vritet edhe figura e tretë e Al Kaidës



Trupat irakiane dhe amerikane e kanë vrarë sot një udhëheqës rajonal të Al Kaidës në Irak, të tretin me radhë në 24 orët e fundit.

Zëdhënësi i ushtrisë së Irakut, Kasim al-Musavi, tha se forcat e përbashkëta irakiane dhe amerikane ndërmorën mëngjesin e sotëm një sulm në provincën veriore Niniveh, duke lënë të vrarë udhëheqësin e kryengritësve, Ahmed al-Obeidi.

Al-Musavi tha se i vrari, i njohur si Abu Suhaib, ishte përgjegjës për operacionet e Al Kaidës në provincat Kirkuk, Salahudin dhe Niniveh.

Të hënën, qeveria e Irakut dhe ushtria amerikane thanë se dy liderë të Al-Kaidës, Abu Omar al-Bagdadi dhe Abu Ajub al-Masri, ishin vrarë në operacionin e përbashkët në pjesën veriore të Irakut.

Ndërkohë, pesë anëtarë të familjes së shefit lokal të një milicie kundër Al Kaidës, janë vrarë në shtëpitë e tyre në Tarmijah, 45 km në veri të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG