Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Biljana Kovaçeviq Vuço, vdiq sot në Beograd në moshën 58 vjeçare.
Vuço ishte ndër intelektualët e paktë dhe figurat publike që e kundërshtuan regjimin e Sllobodan Millosheviqit dhe luftërat që ai i zhvilloi në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë në vitet e 1990-ta.
Pas përmbysjes së Millosheviqit në vitin 2000, Vuço dhe aktivistët për të drejtat e njeriut punuan pa lodhur për të nxjerrë në dritë krimet e kryera nga regjimi i tij.
Përpjekjet e saj ndihmuan shumë që Millosheviqi dhe zyrtarë tjerë të lartë të tij u akuzuan për krime të luftës në Serbi dhe në Tribunalin e Hagës.
Avokatja Vuço ishte ndër themeluesit e Komitetit të Helsinkit dhe themeluese e Komitetit të Juristëve për të Drejtat e Njeriut, i cili u ofronte ndihma viktimave të abuzimit të të drejtave të njeriut.