Ndërlidhjet

Shkup: Mjekët në paraburgim



Gjykatësi hetues në Shkup vendosi që 33 mjekët dhe ndërmjetësit, që dyshohen se kanë marrë pjesë në grupin kriminel për ndarjen joligjore të pensioneve invalidore, t’u caktohet paraburgim prej 30 ditësh.

Katër nga 37 personat, ndaj të të cilëve MPB-ja ngriti kallëzim penal, janë në arrati.

Sipas policisë anëtarët e grupit kërkonin prej 1500 deri 4000 euro nga personat e interesuar për dalje në pension dhe në këtë mënyrë për vete kishin arritur të përfitojnë rreth 165 mijë euro.

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski, tha se të dyshuarit u lëshonin dokumente të falsifikuara personave që nuk i plotësonin kushtet për pension invalidor, ndërsa atyre që i plotësonin, ua zvarritnin procedurën deri sa nuk ua jepnin ryshfetin e kërkuar.
XS
SM
MD
LG