Ndërlidhjet

Rifillojnë fluturimet mbi Evropë



Aeroplanët e parë ateruan në aeroportin Heathrow të Londrës, pas disa ditë bllokade për shkak të resë së hirit vullkanik nga Islanda.

British Airways tha se shpreson që të aterojnë edhe 24 aeroplanë tjerë nga SHBA, Afrika dhe Azia.

Sot edhe Polonia pritet t’i hapë qiejt e vet.

Të martën u rivendosën shumë fluturime në Evropë .

Ndërkohë, kreu i Organizatës së Aviacionit Civil, Roberto Kobeh Gonzalez, tha se tash është i sigurtë fluturimi mbi Evropë pasi autoritetet kanë vendosur t’i rihapin hapësirat ajrore dhe t’i rifillojnë fluturimet.

Megjithate, mbetet frika se vullkani në Islandë mund të shpërndajë më shumë hi.
XS
SM
MD
LG