Ndërlidhjet

Shtyhet vizita e Thaçit në Finlandë



Vizita e kryeministrit të Kosovës në Finlandë është shtyrë për muajin maj për shkak të vështirësive në trafikun ajror, kanë raportuar mediat finlandeze.

Thaçi ishte paraparë të arrinte sot me ftesë të kryeministrit finlandez, Matti Vanhanen.

Gjatë qëndrimit kryeministri kosovar ishte planifikuar të takonte presidenten e vendit, ministrin e Jashtëm, dhe ish-presidentin Martti Ahtisaari.

Raportohet se për shkaqe të njëjta është anuluar edhe vizita në Finlandë e Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, e cila nesër duhej të arrinte në Helsinki.
XS
SM
MD
LG